Në Arabinë Saudite ka filluar Haxhillëku, pelegrinazhi vjetor i myslimave në Mekë.

Të mërkurën me mijëra myslimanë nisën pelegrinazhin pesë ditor, duke i rënë përqark Qabesë, vendit të shenjtë në formë kubike në Mekë si dhe kryen një sërë ritesh, në atë që njihet si ndjekje e gjurmëve të Profetit Muhamed.

Haxhillëku është një detyrim fetar që u kërkohet të gjithë myslimanëve, të paktën një herë në jetën e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb