Ishte një ndër filmat më të parë para pesë vjetëve, ku shfaqte skena piramidale të financave.
“Wolf of Wall Street” ishte një pasqyrë origjinale e mashtrimeve brenda botës së financave amerikane.
Por, paradoksalisht edhe filmi është financuar përmes parave të dyshimta dhe nuk po dihet saktësisht prejardhja e tyre.
Filmi me regji të Martin Scorceses dhe interpretimin e shkëlqyer të Leonardo DiCaprio-s, është financuar nga para të paligjshme të një fond malazias, i përfshirë në një skandal të madh financiar.
Shtëpia kinematografike që prodhoi filmin, Red Granite Pictures, pranoi shkeljen duke derdhur plot 60 milionë dollarë dëmshpërblim, në arkat e shtetit amerikan.
Filmi ishte nominuar në pesë kategori të ndryshme gjatë vitit 2013 për Oscar, por që nuk u shpërble me ndonjë çmim prestigjioz.
