FRANCE Një prej katër autorëve të masakrës në teatrin Bataclan mund të jetë filmuar nga e dashura e njërit prej anëtarëve të bandës Eagles of Death Metal, Jesse Hughes.
Pamjet e marra nga vajza të cilat u postuan në Periscope tregojnë një person të veshur kokë e këmbë në të zeza dhe me një çantë në shpinë, duke ecur përgjatë korridorit në sallën e koncertit.
Pas minuta më vonë, njeriu i armatosur ka filluar të thërrasë “Allahu Akbar” dhe nis të vrasë pa mëshirë shkruan e përditshmja britanike, Daily Mail. Edhe pse pamjet nuk duken shumë qartë, në video dallohet një person i veshur me të zeza këmbë e koka. (er.cu/BalkanWeb)