Detaje tronditëse dalin në dritë nga ngjarja e rëndë, ku një 15-vjeçare u vetëvra, duke u hedhur nga kati i 9-të i një pallati në ndërtim. Gazetari Xhuljan Ferzaj raporton për BalkanWeb se vajza, pak para vetëvrasjes ka filmuar veten duke ngjitur shkallët e pallatit, vendi dhe ku i dha fund jetës.

Ka dyshime se viktima kishte pasur probleme me familjen e saj.

Ndërkohë, në çantën e saj u gjetën dhe disa ilaçe. Aktualisht policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: