Janë mbyllur 29 javë të Abissnet Superiore, për katër ekipet e zonës “Final Four”. Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Partizani nuk shkuan më tepër se barazimet. “Panorama Sport” do iu sjellë renditjen provizore, duke treguar si do të ishte situata në “Final Four” me kaq pikë.

“Pas përfundimit të katër fazave të rregullta të kampionatit, 4 (katër) ekipet e para në renditje do të marrin pjesë në fazën “Final 4”, duke e nisur këtë fazë me pikët e fituara gjatë kampionatit të rregullt të përllogaritura në mënyrë të përgjysmuar duke marrë parasysh vlerën më të ulët”, shkruhet në rregulloren e aktivitetit.

Vllaznia dhe Elbasani, duke pasur numër tek pikësh marrin vlerën më të ulët pas përgjysmimit. Kështu 53 pikë do të përktheheshin me 26 pikë për një renditje të “Final Four”. Egnatia ndërkohë me 51 pikë, do të shikonte veten në kuotën e 25 pikëve.

Me përgjysmim, Partizani pas javës së kaluar qëndronte 5 pikë larg Vllaznisë dhe Elbasanit. Ndërkohë sot përfiton, pikërisht nga rregulli i veçantë dhe pse skuadrat barazuan në ndeshjet e tyre. Nga 44 pikë, të kuqtë do të kishin 22 pikë.

SI DO TË ISHTE RENDITJA E FINAL FOUR ME SITUATËN AKTUALE

Vllaznia 26 pikë, Elbasani 26 pikë, Egnatia 25 pikë, Partizani 22 pikë.

SI DO TË ISHTE KALENDARI ME SITUATËN AKTUALE

Java 1
Vllaznia-Partizani (E shtunë, 16 maj ora 19:00 në “Air Albania”)
Elbasani-Egnatia (E diel, 17 maj ora 19:00 në “Air Albania”)

Java 2
Vllaznia-Egnatia (E shtunë, 23 maj ora 19:00 në “Air Albania”)
Elbasani-Partizani (E diel, 24 maj ora 19:00 në “Air Albania”)

Java 3
Vllaznia-Elbasani (E premte, 29 maj ora 19:00 në “Air Albania”)
Egnatia-Partizani (E diel, 31 maj ora 19:00 në “Air Albania”)

Screenshot 2026-03-22 135135

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb