Mesfushori shqiptar i Leverkusen, Granit Xhaka dha një intervistë për UEFA.com, në kuadër të finales së Europa League ndaj Atalantës.

Mbi sekretin e suksesit të Leverkusenit. “Shumë faktorë. Është e qartë se nuk mund të fitosh ndeshje pa cilësi, kështu që cilësia është e para. Edhe mentaliteti: dëshira, uria për të luajtur futboll, për të mos humbur dhe për të punuar. Puna që bëjmë ditë pas dite, para stërvitjes apo pas stërvitjes, këto janë gjërat kryesore”.

Për atë që e bën këtë ekip të veçantë. “Ekipi ka disa lojtarë shumë të rinj që janë të uritur për të fituar, por ka edhe lojtarë më me përvojë që ende e kanë këtë uri. Kjo përzierje e lojtarëve me përvojë dhe të rinj, dhe respekti që tregojmë për njëri-tjetrin çdo ditë, është është mënyra për të përshkruar këtë ekip”.

Për Xabi Alonson. “Unë do të fokusohesha në personalitetin e tij dhe mentalitetin e tij fitues. Ai e kishte kur ishte lojtar. Por edhe si trajner na e transmeton këtë, jo vetëm në ndeshje por edhe në stërvitje. Gjithmonë na jep udhëzime se si të fitojmë ndeshje, se si të qëndrojmë të qetë edhe nëse po kalojmë një moment jo shumë pozitiv”.

Për finalen kundër Atalantës. “Finalet janë atje për t’u fituar. Skuadrat italiane janë gjithmonë të veçanta dhe të forta në mbrojtje. Atalanta është edhe më e specializuar për këtë. Do të ketë shumë duele një kundër një në fushë. Ata janë fizikisht shumë të fortë dhe të shpejtë, por edhe ne kemi disa cilësi”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb