Jannik Sinner është finalist në ATP-në e Pekinit, duke treguar edhe një herë karakter dhe forcë të jashtëzakonshme. Pavarësisht një problemi fizik në këmbën e majtë, i ndjerë pas setit të parë, numri 2 në botë mposhti australianin Alex De Minaur me rezultatin 6-3, 4-6, 6-2.

Pas një seti të parë të dominuar, Sinner u ndal nga shqetësimet fizike dhe një De Minaur më agresiv. Në setin e dytë, italianit iu desh të përballej me 11 topa për break, dhe në fund iu dorëzua njërit prej tyre. Australiani barazoi shifrat dhe përkohësisht u kthye në lojë.

Por në setin e tretë, Sinner reagoi si kampion: dy break-e të shpejta, mbrojtje të forta dhe një avantazh 4-0 që i dha rrugë drejt finales. De Minaur, që nuk ka gjetur ende një mënyrë për ta mposhtur italianin, nuk mundi të rikuperojë më.

Sinner do të sfidojë në finale e Pekinit tenistin amerikan Tien, që kaloi në finale Medvedev pasi ky i fundi u tërhoq nga gara në stin e tretë. Mesazhi i Sinner është i qartë: pavarësisht gjithçkaje, ai është gati të luftojë për trofeun e Pekinit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: