FIFA do të aplikojë me shumë gjasa, atë që konsiderohet si “half time show”, në finalen e Kupës së Botës 2026. Institucioni më i lartë i futbollit botëror do të “kopjojë” në këtë mënyrë show e jashtëzakonshëm që zhvillohet në pushimin e ndeshjes finale të “Super Bowl” në futbollin amerikan.

Finalja e Kupës së Botës do të zhvillohet në New York më 16 Korrik të vitit të ardhshëm, me organizatorët që kanë nisur prej kohësh nga puna për të krijuar një atmosferë spektakolare, ku nuk do të mungojnë artistët më të famshëm botërorë që do të performojnë në stadiumin “New Jersey”, mbrëmjen e finales së madhe të Kupës së Botës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: