Inter sfidon PSG në finalen e madhe të Champions. Trajneri i Francës, Didier Deshamps komentoi këtë takim.

“Natyrisht që uroj që PSG të fitojë finalen! Jo se dua që lojtarët e Interit, Pavard dhe Thuram të vuajnë, por si përfaqësues i futbollit francez, do të ishte diçka shumë e mirë!

Interi është një ekip i aftë të mbajë topin, por nuk është mirë në rekuperimin e tij, lojën vertikale dhe gjuajtjet standarte. Duhet thënë që ata kanë më shumë eksperience, tetë lotjarë të tyre luajtën në finale dy vite më parë. Parisi është një ekip më i ri, por me shumë cilësi dhe e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Kur ekipi ka topin, nuk është problem, problem është kur nuk e ka”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb