Pavarësisht se përballë do të jetë Real Madrid, trajneri i Dortmund, Terzic duket besimplotë para finales së Champions.

“Unë jam plotësisht i bindur se çdo gjë është e mundur në një ndeshje të vetme dhe nëse dikush ka treguar se mund të arrish shumë në një ndeshje, jemi ne, veçanërisht këtë sezon, veçanërisht në këtë kompeticion! Gjëja më e rëndësishme është se nëse kërkon të fitosh Ligën e Kampioneve, duhet të mposhtësh kampionët. Kundër kemi kampionët absolutë në historinë e futbollit dhe veçanërisht në këtë kompeticion” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb