UEFA ka vendosur Feliks Zvajerin si kryesorin e takimit mes Mançester Junajtid dhe Totenhemit. Finalja e Ligës së Europës, do të luhet më 21 maj në “San Mames” të Bilbaos.

Arbitri gjerman në javët e fundit është vlerësuar shumë nga UEFA, e cila i besoi vetëm pak ditë më parë një ndeshje me rëndësi të veçantë siç ishte gjysmëfinalja e kthimit e Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit. Verën e kaluar ai arbitroi edhe gjysmëfinalen e Euro 2024  mes Anglisë dhe Holandës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb