Mundësi që përfaqëson Shqipërinë, Zelimkhan Abakarov fitoi medalje argjendi në finalen e madhe të Kampionatin Europian që po zhvillohet në Kroaci. Abakarov u mund në finale 5-2 në  kategorinë së peshës 61 kg nga armeni Arsen Harutyunyan.

Sa i takon rrugëtimit të çeçenit, ai triumfoi ndaj gjermanit Stechele me rezultatin e thellë 11-0, ukrainasit Markovych 6-2 dhe gjeorgjianit Phartenadze (4-4), por Abakarov kaloi tutje për shkak të aksioneve.

Abakarov ka ngritur shpeshherë lart flamurin shqiptar duke i sjellë vendit tonë disa medalje. 29-vjeçari mbetet një nga më të mirët në botën e mundjes, me rezultatet që flasin vetë.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb