Shqipëria mësoi këtë të enjte rivalin që do ketë në gjysmëfinale të Play Off, me kuqezinjtë që në mars do përballen me Poloninë. Nëse ekipi i Sylvinhos ia del në Varshavë, në finale do gjejë njërën mes Ukrainës dhe Suedisë. Pas shortit, trajneri i kombëtares, Sylvinho është pyetur për preferencën që ka në finale.
Finalja e mundshme, ndaj Ukrainës ose Suedisë? –
Janë të gjitha skuadra të forta, Polonia fillimisht, por edhe nga ana tjetër dy kundërshtarë të fortë. Ukrainën e njohim tashmë nga Nations League, ndërsa ndaj Suedisë kemi zhvilluar një miqësore. Janë skuadra të forta, me lojtarë të fortë. Janë katër skuadra shumë të forta.
