Athletic Bilbao-Manchester United do të jetë padyshim supersfida e gjysmëfinaleve të Europa League. Një finale e parakohshme do të luhet mbrëmjen e sotme në San Mames, pasi fituesi i këtij çifti me shumë gjasa do të ketë shanse të mëdha për të ngritur lart trofeun. Ekipi i Ruben Amorim vjen në prag të kësaj përballje e vetëdijshme se Europa League mund të jetë buzëqeshja e vetme për një sezon më shumë se sa zhgënjyes. Kualifikimi i çmendur në çerekfinale ndaj Lyon 5-4 në kohën shtesë, i jep shpresë tifozëve të “Djajëve të Kuq” se ky mund të jetë sezoni i duhur për ekipin e United, për të ngritur trofeun, pas 8 vitesh nga hera e fundit, ku skaudra angleze ka ngritur lart një trofe europian.

Përballë do të jetë skuadra spanjolle e Bilbaos, një kockë e vështirë për t’u kapërcyer për këdo këtë sezon. Të dyja skaudrat janë përballur për here të fundit me njëra-tjetrën në 2012, ku po për Europa League Bilbao mposhte 2-1 United duke u kualifikuar për në çerekfinale.

Sfida tjetër gjysmëfinale e Europa League do të jetë ajo mes Tottenham dhe Bodo Glimt. Norvegjezët janë supriza e vërtetë e këtij edicioni pas eleminimit që I bën Lazios, ndërsa Tottenham ashtu si Unite shef mundësinë e fitimit të këtij trofeu, si varkën e vetme të shpëtimit të këtij sezoni zhgënjyes për londinezët.

Ndërkohë favoritët kyesorë për fitimin e Conference League, Chelsea i Londrës pritet ta ketë thjesht një formalitet kalimin për në finale, teksa përballë do të jenë modestët suedez të Djurgarden.

Ndërkohë shumë e ekuilibruar gjysmëfinalja tjetër e këtij kompeticioni, ajo që do të luhet ndërmjes Betis e Fiorentinës. Italianët kanë objektivin për të mbërritur për here të 4 radhazi në finalen e Conferencë, por s’do ta kenë aspak të lehtë përballë ekipit spanjoll, që gjithashtu ka objektv mbërritjen në finalen e Wrochlav në Poloni.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb