Nuk ka fitues në sfidën e parë gjysmëfinale Leicester-Roma, por Mourinho dhe të besuarit e tij shohin drejt Tiranës pas barazimit 1-1 në ‘King Power Stadium’. Tekniku portugez nuk preferoi për asnjë minutë Marash Kumbullën në këtë transfertë, një ndeshje që për fatin e mirë të verdhekuqëve u zgjidh shpejt, që në minutën e 15-të, teksa kapiteni Pellegrini dërgoi topin në rrjetë.

“Dhelprat” ishin më dominues në fushën e lojës, kjo ishte edhe e pritshme, por përveç volumit të lojës, krijuan shumë pak raste për shënim, thuajse në asnjë moment nuk e vendosën në vështirësi Rui Patricio, vetëm një gjuajtje në kuadrat. Golin e barazimit e gjeten në minutën e 67-të, teksa Mancini devijojë topin në portën e tij.

Ky rezultat final 1-1 lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit nw stadiumin Olimpico: “Finalja do jetë në Romë, jo në Tiranë. Do të jetë shumë bukur. Nëse do ta luanim këtë ndeshje disa muaj më parë do ta kishim humbur, ky barazim është i pranueshëm. Tifozët kanë firmosur për një finale, por unë nuk buzëqesh, pasi më duhet të mendoj edhe për Bologna. Dëshiroj të siguroj prezencën në Europa League nga Serie A pa pritur Conference League”, u shpreh Mournho pas ndeshjes.
