Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i ka bërë të ditur Kievit se garancitë e sigurisë të premtuara nga Uashingtoni do të varen nga arritja e një marrëveshjeje paqeje që parashikon dhënien e rajonit të Donbasit Rusisë, raportoi sot gazeta Financial Times.

Sipas raportit, zyrtarë amerikanë kanë sinjalizuar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i ofrojnë Ukrainës më shumë pajisje ushtarake, përfshirë armë dhe municione, nëse autoritetet ukrainase pranojnë të tërheqin trupat e tyre nga zonat e rajoneve lindore të Ukrainës që aktualisht i kontrollojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb