Në GJKKO po zhvillohet seanca për çështjen “5D” ku të pandehur janë ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Sot ka dëshmiar financierja e “5D” Pranvera Shahinasi e cila shpjeguar me kronologji si i njeh ajo administratorin e kompanisë Eduart Meta, pasardhësin e tij Nestor Muhametllari, por edhe vetë Mariglen Qaton.
Në një moment gjatë dëshmisë, Shihani ka treguar se Qatos i dërgonte me email informacione sa i takon të dhënave financiare të kompanisë, me porosi të administratorit. Gjithashtu, ajo thotë se Mariglen Qato vizitonte zyrat e shoqërisë dhe se ajo e kishte parë atë disa herë.
“Kam punuar në 2016-2019 si ekonomiste në shoqërinë “Igor Elektrik”. Detyrat na i caktonte administratori Eduart Meta. Më pas u ndërrua me Nestor Muhametllari. Unë kam aplikuar në faqet e punësimit. Nestorin e pata parë edhe me herët në shoqëri. Kur vinte ai takonte administratorin Meta. Në merreshim me punime elektrike, kryesisht. Ne mbanin mandat pagesa në shoqëri. I firmoste edhe administratori. Para cash në zyrë unë nuk kam mbajtur. Pjesën e arkës nuk e kisha unë. Dokumente me përshkrimin “honorar” nuk është se mbaj mend. Ka kaluar edhe shumë kohë. Më kanë pyetur për këtë edhe më herët në prokurori. Po, e kam parë në dokumente të shoqërisë. Mund të kenë qenë lekë që mund të jenë dhënë për dikë. Ishin pagesa për shërbime. Mariglen Qaton e njoh. Ka qenë person që ka ardhur në zyrat e shoqërisë. E kam parë më shumë se një herë. Kur vinte takonte administratorin”.
Ajo ka vijuar edhe më tej me dëshminë e saj, duke shtuar:
“Nuk mund ta them nëse Mariglen Qato ishte ortak i shoqërisë. Në QKB ortak ishte Eduardi. E-mailin e shoqërisë e ka përdorur me herët edhe bashkëshortja e Eduardit, pasi ishte ekonomiste. Kur më kanë dhanë direksione për të dërguar maile e kam bërë. Edhe mundet t’i kem dërguar mail Mariglen Qatos. Kur më thoshte administratori këtë informacion do ja dërgosh filan personi e dërgoja”.
Të pandehur Redi Molla, Mariglen Qato si dhe Albano Janku, Enton Punavija, Julian Zanaj, Nestor Muhametllari, biznesmen. Qato e Molla akuzohen se kontrollonin në mënyrë të tërthortë kompaninë 5D dhe merrnin tendera nga Bashkia Tiranë.
(BalkanWeb)
