Deputeti i PD Saimir Korreshi nuk i ka kursyer batutat në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Ai shprehur shqetësimin se fondet e marra nga BE he jo vetëm mund të përfundojnë ashtu si paraardhëset e saj.

“Thoni financimin 3.6 mln euro. Do të përfundojnë se ato 10 milionë eurot çokollatat e AKSHI, këto financimet e BE, si ato fondet e IPARD, apo darkat e drekat e Ilir Beqajt që u bllokuan. Ka garanci ‘Uropa’ se do të venë në destinacion?”, shprehet ai.

Ndërkohë Korreshi ka folur edhe në lidhje me panelet fotovoltaike, të cilat sipas tij nuk shkojnë te fermerët e thjeshtë, por te persona të përzgjedhur dhe oligarkë.

“Na thoni një sukses kaq të madh që ne të opozitës në Shqipëri nuk na ka ardhur. E dyta thoni financimin 3.6 mln euro. Do të përfundojnë se ato 10 milionë eurot çokollatat e AKSHI, këto financimet e BE, si ato fondet e IPARD, apo darkat e drekat e Ilir Beqajt që u bllokuan. Ka garanci Uropa se do të venë në destinacion? Kjo pika e tretë është që nuk tha për të rrujt lekët, firmosëm edhe Ipardin ne, por ngecën rrugës. Dhe e fundit fare Ulsi që të të mos vonoj ty se je edhe pa gjumë, është ekonomia e gjelbër. Ke dëgjuar ndonjë fshatar për të marrë ndonjë panel diellor ta vendosë në shtëpi, nuk po flasim për këto fotovoltaikët e mëdha, aman më gjeni një katunar një hallexhi që çon projektet dhe paska marrë këto ekonomi të gjelbër dhe foto voltaikët. Nuk ngeli oligark, dreq e bir toka të vjedhura në Fier se ka ndryshuar dhe zëri kadastral atje. Janë kthyer 1.100 hektarë. Të hapet rruga për shokun oligark për fotovoltaikët”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb