Finlanda ka sinjalizuar një gatishmëri të kujdesshme për të ofruar tanke Leopard 2 në Ukrainë, ndërsa qeveritë në Evropë thonë se do të ofrojnë tanke më të rënda luftarake.

Nëse do të krijohej një projekt i përbashkët ndihme evropiane për Ukrainën në këtë drejtim, atëherë do të duhej një kontribut nga Finlanda, tha presidenti finlandez Sauli Niinistö për agjencinë e lajmeve STT.

Ai tha se Finlanda është në një pozicion të veçantë, pasi nuk është ende anëtare e NATO -s dhe kufizohet drejtpërdrejt me Rusinë .

Nëse tanket do t’i dorëzoheshin Ukrainës, kontributi i Finlandës nuk mund të ishte veçanërisht i madh.

Finlanda ka më shumë se 200 nga tanket Leopard 2 që janë prodhuar në Gjermani, thuhet në raport. Gjermania do të duhej të jepte miratimin e saj nëse Finlanda do t’i jepte disa prej tyre Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb