Kreu i qeverisë finlandeze, Sanna Marin, njoftoi dje në mbrëmje izolimin e Helsinkit dhe rajonin të tij, përqendrimi më i madh i përhapjes së koronavirusit të ri në Finlandë.

“Lëvizja brenda dhe jashtë rajonit të kryeqytetit do të ndalohet për individët nga e premtja deri më 19 prill”, tha Marin gjatë një konference për shtyp.
Rreth 1,7 milionë banorë, ose një e treta e popullsisë finlandeze, jetojnë në këtë rajon, ku janë regjistruar më shumë se 500 raste me COVID-19.
Zyrtarisht janë 880 raste të raportuara me koronavirusin e ri në Finlandë, ku pandemia ka vrarë tre persona, por ku vetëm pacientët me rrezik të lartë po testohen.