Finlanda ka shkaktuar zemërim publik të figurave të larta të Kremlinit, më konkretisht të ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Në një konferencë shtypi, Lavrov tha se vendi nordik kishte shkatërruar statusin dhe reputacionin e tij neutral dhe i është bashkuar “projektit anti-rus të Shteteve të Bashkuara”, shkruan Sky Neës.

“Jam i befasuar me shpejtësinë me të cilën Finlanda ka shkatërruar statusin e saj neutral dhe reputacionin e saj dhe i është bashkuar projektit anti-rus të Shteteve të Bashkuara”, tha Lavrov.

Lavrov e përshkroi sugjerimin e Elina Valtonen, ministres së Jashtme finlandeze, se rusët duhet të paguajnë “një çmim” për atë që po ndodhte në Ukrainë si “absolutisht të dëshpëruar”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: