Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i prekur dhe mes dhimbjes, ka vlerësuar figurën e deputetit Bashkim Fino, i cili ndërruar jetë nga koronavirusi.

Në një prononcim për mediat, pasi mori pjesë në homazhe, Manja tha se ndoshta ishte rastësi që Zoti e mori Finon pranë vetes, në muajin mars, që ai aq shumë e donte.

“Ndoshta qe rastësi. Zoti vendosi ta marr pranë vetes pranë muajit mars. Bashkimi e dashuronte shumë muajin mars, sepse në marsin e zi të 97 Bashkim Fino, siç e kishte emrin, u bë kryeministri i madh i pajtimit kombëtar në ditën e errëta të kombit. Më ka ‘prerë krahët’ si kryetar i Komisionit të Ligjeve. Nuk harroja ta merrja në telefon çdo natë, dhe i thoja; “nesër të dua të komision”. Shqipërisë do i mungojë kryeministri i pajtimit, parlamentit një zë i fuqishëm, PS do i mungojë një copë ADN e veta, ishte qytetar model. I bashkohem familjarëve të Bashkimit, fëmijëve të tij. Kanë me çka krenohen. Ajo karrigia bosh e Bashkim Finos do të mungojë sa herë, ai do t’i mungojë jetës parlamentare.”, tha Manja.

Kujtojmë se Fino humbi jetën në moshën 58-vjeçare, pasi ishte i prekur nga koronavirusi. Pas homazheve, ai do të përcillet sot për në orën 16:00 në varrezat e Sharrës. Ditën e sotme, me vendim qeverie, u shpall ditë zie kombëtare, ndërsa flamujt u ulën në gjysmë shtizë.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb