Fiorentina ka kaluar fazën 1/8 të Kupës së Italisë. Ekipi vjollcë triumfoi 1-0 ndaj Sampdorias, në takimin e luajtur në Firence.

Takimi është vendosur nga një gol i Barak në minutën e 25-të, pas një asisti të Ranierit. Skuadra nga Artemio Franchi do i gëzohej golit të dytë nga Jovic në minutën e 38-të, por vetëm përkohësisht, pasi VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Kjo ndeshje ishte katastrofale për Sampin, pasi të besuarit e Stankovic nuk goditën asnjëherë portën e kundërshtarit.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: