Fiorentina është e vendosur për Nedim Bajramin. Klubi vjollcë po ngulm këmbë për të transferuar në Firence mesfushorin shqiptar dhe siç raporton Corriere dello Sport, ata po mendojnë edhe për një shkëmbim të mundshëm.
Fiore dëshiron Bajramin për sezonin e ri, ndërsa Empoli do ishte e kënaqur nëse do kishte sërish në grup Szymon Zurkoëski. Kështu lind ideja e një shkëmbimi të mundshëm, gjithsesi, situata nuk është kaq e thjeshtë pasi asnjëra palë nuk lëshon pe.
Vendimtare në fund do jetë dëshira e 2 futbollistëve. Mesfushori kuqezi është gati për një hap tjetër në karrierë, me Fiorentinën që e pret krahëhapur.

(BalkanWeb)
