Fiorentina ka triumfuar 1-4 ndaj Cremoneses në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Ekipi violë shënoi dy herë në pjesën e parë, me anë të Parisit dhe Piccolit. Në pjesën e dytë, Dodo thelloi shifrat.
Vendasit rihapën ndeshjen me golin e Okereke, por pak më vonë, Gudmundsson mbylli një herë e mirë llogaritë.
Me këtë fitore, Fiorentina është në vendin e 16-të me 28 pikë dhe synon që sa më shpejt të jetë e mundur të largohet nga pozitat e fundit.Cremonese është në vendin e 18-të.
