VORË- Fiqiri Ismaili, kandidati i së djathtës ka fituar mandatin e tij të tretë në krye të bashkisë së Vorës. Mësohet se avantazhi i tij ndaj kandidatit të ASHE-së ka qenë shumë i vogël.

Fill pas shpalljes së vendimit, Ismaili deklaroi se kjo ishte një nga sfidat e tij më të mëdha, pasi sipas tij u ushtrua presion ndaj qytetarëve. Nga ana tjetër, ai mohoi të gjitha akuzat në lidhje me dyshimet se shumë qytetarë lëvizën dhe u regjistruan në mënyrë fiktive në Vorë.

“Është një nga sfidat më të mëdha të jetës time. Është fitore e merituar dhe është një fitore me standarde europiane. Falënderoj të gjithë qytetarët e Vorës që më besuan edhe për të mandat. Ne prisnim rezultat më të lartë, por situata në Vorë ka qenë shumë e vështirë, siç nuk ka qenë ndonjëherë. Qytetarët besuan tek platforma ime. Ishte një garë elektorale dhe i uroj gjithë të mirat. Vora nuk pas pasur lëvizje fiktive, Kryetari i Bashkisë nuk merret me lëvizjet e qytetarëve. Të gjithë kanë të drejtë të lëvizur siç duan. Unë nuk kam lidhje me këta shtetas fare. Jam në detyrë dhe që nesër do vazhdojë të jem në krye të detyrës.”, tha Fiqiri Ismaili.

FITORJA E PD NË VORË, LSI KONTESTON REZULTATIN
Ora 13:28- Pas fitores së kandidatit të djathtë në Bashkinë e Vorës, LSI ka kontestuar rezultatin, duke shprehur pakënaqësi për dy kutitë e Domjes. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama tha se do të ndiqen hapat ligjorë. “Do ndjekim rrugët ligjore. Falënderoj kolegët e PD për bashkëpunimin. Ishte një model bashkëpunimi”, tha Luan Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: