Dhjetëra banorë të fshatit Gështenjas në Pogradec kanë dalë pasditen e kësaj të shtune në protestë duke bllokuar rrugën kryesore që të çon në këtë fshat.

Protesta e tyre vjen si pasojë e dëmtimit të rrugës nga një firmë e cila ka punuar për të hapur kanalet e ujërave të zeza.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se firma kur ka përfunduar punën ka lënë rrugën e dëmtuar çka ka sjellë edhe pakënaqësi nga ana e banorëve të cilët kërkojnë rikthimin e gjendjes së mëparshme të rrugës me anë të protestave dhe një peticioni të firmosur nga më shumë se 60 banorë.

Banorët e kanë bllokuar rrugën për gati 30 minuta duke kërkuar nga firma dhe bashkia e Pogradecit që kjo rrugë të përfundojë sa më shpejt duke përmirësuar shtrimin e rrugës e cila le shumë për të dëshiruar.

Kjo është protestë e dytë pas asaj dy ditë më parë në fshatin Guras të Pogradecit për të njëjtën problematikë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: