Deputeti i PD, Klevis Balliu tha se ishte ndër ata ligjvënës të opozitës që dha firmat për kandidaturën e Endri Shabanit, për Avokat të Popullit.

Në programin e drekës me Ola Bruko në News24, Balliu tha ai u kërkon ndjesë demokratëve dhe qytetarëve për firmën e tij.

Megjithatë ai insiston që procedura u zhvillua në shkelje me ligjin, pasi PD tërhoqi firmat që kishte dhënë për kandidatët.

Klevis Balliu: E firmosa edhe unë. Ishte një gabim. Ishte një gabimn, personalisht kërkoj ndjesë. Ne tërhoqëm firmat. Firmat jepen në momentin që hyn në komision, por për t’u bërë kandidat duhet firma e dytë. Asnjë kandidat nuk i ka firmat. Ne donim një proces transparent. Rregullorja më jep të drejtën, neni 72, që të tërheq firmën jo 1-2 javë përpara, por 1 orë para fillimit të seancës.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit është projektvendimn. Pjesa morale na vret ne. Kjo është arsyeja që u kërkoj ndjesë qytetarëve dhe demokratëve. Kjo ishte jo e drejtë. Nuk kishim ne pse të kërkonim vota për këtë individ. Por edhe duhet t’i kisha parë ato letra dhe jo të veproja në mirëbesim. Ai është i Edi Ramës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb