Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit.

Në një deklaratë për mediat, Duka thekson se harmonia, paqja, shëndeti e begatia mbizotërofshin në çdo familje shqiptare.

“Uroj të gjithë besimtarët muslimanë gëzuar festën e Fitër Bajramit.

Harmonia midis gjithë besimtarëve, Paqja, shëndeti dhe begatia mbizotërofshin në çdo familje shqiptare.

Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që ndodhen!”, shprehet Duka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb