Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, ka përcjellë urimet e tij për besimtarët me rastin e Fitër Bajrami.

Në mesazhin e tij, Spahiu uroi që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje shqiptare, si dhe mirësi e begati për të gjithë.

“Me rastin e Fitër Bajramit ju përcjell urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë dhe mbarë shqiptarëve kudo që jetojnë e punojnë. Uroj që kjo ditë të sjellë paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje, si dhe begati e mirësi në jetën tuaj. Zoti e pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet tona përgjatë gjithë këtij muaji të bekuar!”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb