Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka uruar sot besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Xhaçka thekson se “të gjithë bashkë, me dashurinë e vëmendjen për njëri-tjetrin do ia dalim përherë t’i japim dritë jetës”.

MESAZHI I XHAÇKËS
Gëzuar Fitër Bajramin çdo familje muslimane! Kjo e dielë e shenjtë e sakrificës, bashkimit dhe reflektimit është njëherësh simbol i dashurisë njerëzore, solidaritetit e ndihmës për më të pamundurit. Zoti i pranoftë lutjet dhe sakrificat tuaja e magjia e kësaj dite të shenjtë sjelltë lumturi në familjen e çdo shqiptari. Të gjithë bashkë, me dashurinë e vëmendjen për njëri – tjetrin do ia dalim përherë t’i japim dritë jetës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb