Ajo është shndërruar në një simbol të festave të fundvitit sidomos të Krishtlindjes për më shumë se dy dekadat e fundit.

Por jo të gjithë e dinë se sa ka fituar gjatë këtyre viteve Marih Carey në saje të këngës më të dëgjuar gjatë festave “All I Want for Christmas is You”.

Sipas “The Economist”, përfitimet i kanë ardhur nga shitjet e albumeve apo edhe të drejtave të transmetimit në të paktën 30 vende të botës.

Hiti i Carey është në mes të 13 këngëve më të dëgjuara gjatë Krishtlindjeve dhe ka mbi 400 milionë shikime në Youtube.

Gjithashtu këngëtarja ka fituar rreth 60 milionë euro deri tani, që prej vitit 1994, kur e ka publikuar këngën.

Theksojmë se 48- vjeçarja është një prej artisteve më të preferuara në të gjithë botën, ku ka mbi 200 milionë regjistrime të shitura.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: