Malajziani Mohd Faid Subri fitoi çmimin Puskas në ceremoninë e FIFA-s për golin më të bukur të shënuar në vitin 2016.

Por ajo që u vu re ishte se lojtari e lexoi fjalimin e tij të pranimit të çmimit nga telefoni i tij.

Faiz mori çmimin Puskas pas votave më të shumta të marra nga fansat e futbollit në të gjithë botën.

Ai shënoi një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit për Penang kundër Pahang në Super Ligën Malajzeze më 16 shkurt të vitit 2016.

29-vjeçarit çmimi iu dha nga fenomeni brazilian Ronaldo në Zyrih mbrëmjen e sotme. Dy kandidatët e tjerë ishin Marlone dhe Daniuska Rodriguez.

 

 

 (e.f/ BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb