Përmes një postimi të një poezie të Viktor Hygo në rrjetet sociale, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka lënë të kuptohet se nuk do tërhiqet nga beteja e tij politike.
Ende nuk dihet nëse Lapaj do të hyjë vetë në Parlament apo do t’i lërë vendin dikujt tjetër, sipas një deklarate të bërë para se të niste fushata elektorale.
Në zgjedhjet e 11 majit, koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet” mori 1 deputet në Qarkun e Tiranës dhe sipas rezultateve nga numërimi, Adriatik Lapaj kryeson me 4530 vota, kundrejt 2455 të Endri Shabanit.

Postimi i Lapajt:
Të dua Shqipëri!
1000 në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë,
Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi;
I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë;
E në mbetë veç një, – unë do të jem ai!
-Viktor Hygo
(BalkanWeb)
