Pasi fitoi mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë, vjen një reagim nga ligjvënësi shqiptar, Shaip Kamberi.
Përmes një mesazhi në Facebook, Kamberi falënderoi të gjithë ata që e votuan, ndërsa shtoi se do të jetë zë i të gjithë shqiptarëve në Serbi pa dallim.
REAGIMI
Faleminderit pafund ❤️
Qytetarëve të Lagjes së Strukarëve të cilët përtej bindjeve politike sot votuan për përfaqësimin e shqiptarëve.
Njëzëri.
Faleminderit partnerëve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për angazhimin, përkushtimin dhe betejën që udhëhoqëm e fituam bashkë.
Faleminderit edhe subjekteve tjera politike që veprojnë në Bujanoc e të cilat ndëgjuan drejtë nevojën e popullit shqiptar për vazhdimin e përfaqësimit parlamentar.
Vëzhguesve të PVD-së, PD-së, LPD-së e APN-së për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duke e ruajtur kështu të drejtën themelore të demokracisë – që mundësuan realizimin e votës së lirë.
28 Prilli na bëri të gjithëve bashkë e bashkë ia dolëm të gjjthë.
Unë do të vazhdojë të jem zëri i të gjithë qytetarëve pa dallim.
Përtej çdo bindje politike janë shqiptarët.
Faleminderit!
Bashkë ia dolëm.
