Pasi fitoi një penallti dhe realizoi një eurogol në fitoren e Trabzonspor ndaj Konyaspor, sulmuesi kuqezi Ernest Muçi, bëri komentin e tij.
“Nuk duhet të dorëzohesh kurrë në jetë. Javët e para nuk kanë qenë siç shpresoja, por gjithçka mund të ndryshojë në një çast. Duhet të qëndrosh i përqendruar. Do të vazhdojmë të qëndrojmë të përqendruar. Në momentin që erdhi goli, siguruam tre pikë, ishte i pari për mua në këtë formë dhe ishte një gol me këmbën e majtë.”
E dinim që do të ishte vendimtare për ne. Meqenëse dy ekipet e para në ligë do të luajnë kundër njëra-tjetrës, e dinim që do të ishte thelbësore për ne, t’u afroheshim atyre. Nuk donim të humbisnim, treguam karakter dhe vendosmëri. Si rezultat, morëm tre pikët. Do të vazhdojmë kështu”- Tha ai.
