Ekipi i Lakers rikthehet te fitorja në NBA pas triumfit 125-101 ndaj Sacramento. Luka Doncic me 34 pikë ishte më i miri në parket, mbështetur edhe nga LeBron James me 24 pikë. Fiton edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që falë 55 pikëve e 11 rebound të Kawhi Leonard mundi 112-99 Detroit.
Në krye të renditjes në NBA mbetet ende Oklahoma, që të dielën mundi 129-104 Philadelphia. Kampionët në fuqi triumfuan falë dyshes Holmgren-Shai, që së bashku realizuan 56 pikë. Washington mposhti në fund Memphis me shifrat 116-112, ku vendimtar ishte kolektiviteti (8 lojtarë mbi 10 pikë).
Zhgënjen skuadra e Golden State, që u mund 141-127 në Kanada nga Toronto. 39 pikët e Curry nuk mjaftuan për miqtë, ndërsa për vendasit u dalluan Quickley me 27 pikë e Ingram me 26 pikë. Fiton edhe Portland, duke surprizuar me shifrat 114-108 Boston Celtics, ndeshje ku Sharpe e Avdija realizuan 50 pikë së bashku.
