Fitorja 3-1 e Bayern Munich ndaj Chelseat në ndeshjen e Champions nuk ka ardhur pa pasojë për bavarezët.
Josip Stanisic mbeti i dëmtuar rreth minutës së pestë të pjesës së dytë, pas një përplasjeje me Trevoh Chalobah. Mbrojtësi i majtë kroat, Stanisic u detyrua të largohej nga fusha, për t’i lënë vendin Sasha Boey.
Siç njoftoi klubi i Bayern përmes kanaleve zyrtare, ai pësoi një këputje të pjesshme të ligamentit medial në gjurin e djathtë.
Gjithçka është konfirmuar këtë pasdite pasi lojtari iu nënshtrua testeve nga mjekët e Bayern Munich.
Lajm i keq për trajnerin Kompany, që humbet një tjetër mbrojtës, pas Davies, Ito dhe Guerreiro.
