Lazio kalon pa shumë probleme Spezia-n duke marrë një tre pikësh pas fitores së thellë 4-0. Ciro Immobile shpërdoroi një shans të artë pas vetëm tre minutash lojë duke gabuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Pavarësisht këtij fakti, Lazio gjeti rrugën e rrjetës dy herë brenda pjesës së parë, Zaccagni dhe Romagnoli ishin autorët e golave.

Në pjesën e dytë skenën e rrëmbeu Milikovic-Savic autor i një dygolëshi. Në minutën e 64-ët, Sarri hodhi në fushë edhe Elseid Hysaj.

Fal këtij suksesi, Lazio rrëmben vendin e tretë në kuotën e 17 pikëve, po aq sa edhe Milan.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb