Një vit i ri, por histori e vjetër. Barcelona nuk ndryshon shumë, nuk shkëlqen, por del me tre pikë nga transferta përballë Las Palmas. Ekipi i Xavi-t e gjeti veten në dizavantazh që në minutën e 12-të teksa El Haddadi ndëshkoi portierin Inaki Pena. Jo vetëm kaq, por blaugranat ishim me fat pasi La Palmas iu afrua golit të dytë, por goditja e devijuar nga Kounde u përplas në shtyllë.

Historia ndryshoi në pjesën e dytë, ku fillimisht Ferran Torres barazoi rezultatin. Xavi nisi valsin e zëvendësimeve, por goli i fitores erdhi vetëm në limite, ku Gundogan fitoi një 11-metërsh në minutën e minutën e 92-të. Po vetë, nga pika e bardhë e penalltisë, Gundogan u tregua i saktë duke shënuar golin e fitores për Barcelonën. Fal këtij suksesi, Barcelona qëndron në vendin e tretë në kuotën e 41 pikëve, 7 pikë larg kreut:

“Jam i kënaqur me intensitetin, ritmin dhe përqendrimin e shfaqur në këtë sfidë. Hasëm vështirësi në pjesën e parë, mbi të gjitha në finalizim, por në pjesën e dytë ishim shumë mirë, ishte një fitore e rëndësishme”, u shpreh Xavi pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb