Arsenal bën të madhin në transfertë, triumfon 2-1 përballë Newcastle, një fitore në frymën e fundit, një sukses me përmbysje, që i lejon të ndjek nga pranë Liverpool-n kryesues. Kjo ishte një fundjave perfekte për “Topçinjtë”, në një kohë kur të kuqtë pësuan humbjen e parë sezonale. Me 13 pikë në 6 javë, Arsenal renditet në vendin e dytë, -2 pikë nga kreu.

Newcastle ishte dominues në fraksionin e parë, me “qymyrxhinjtë” që ushtruan një presion asfiksues në zonë e Arsenal. Pas disa përpjekjeve, në minutën e 34-të, Woltemade me një goditje të saktë me kokë, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, kaloi Newcastle në avantazh. Në fraksionin e dytë, Arteta përforcoi fazën sulmuese duke hedhur në fushë Martinelin dhe Merinon. Në minutën e 84-ët, Merino me kokë rikthehu Arsenalin në lojë duke barazuar shifrat në 1-1. “Topçinjtë” nuk u mjaftuan me kaq, por në limite, në minutën e 96-të, Gabriel, sërish me kokë, përmbysi rezultatin në 2-1 duke i dhuruar Arsenal-it një fitore të madhe në një transfertë delikate.

I emocionuar pas këtij suksesi u shfaq trajneri Arteta: “Është një krenari. Mendoj se e merituam fitoren, për atë që dhamë, për rastet që krijuam, për paraqitjen e bërë. Ishte një sukses në mënyrë spektakolare, e merituam”, u shpreh Artata.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb