HIMARË

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve vendore në Himarë, që i dha fitoren kandidatit të tij Fredi Beleri.

Dule tha se është një triumf për zotin Beleri, i cili do të jetë shumë shpejt në zyrën e kryetarit të bashkisë. Megjithëse ndodhet pas hekurave për korrupsion në zgjedhje, Dule tha se nuk ka asnjë provë dhe se populli e liroi.

“Triumf! Është triumf për zotin Beleri. Zoti Beleri do të jetë shumë shpejt në zyrën e kryetarit të bashkisë. Nuk ka asnjë provë. Sigurisht që do dalë nga aty. Populli e liroi”, deklaroi Dule.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb