TIRANE – Ambasada Amerikane ka uruar për fitoren historike të kuqezinjve kundër Rumanisë, mbrëmë në Lion. Në faqen zyrtare në “Facebook”, Ambasada Amerikane ka publikuar një set fotografish nga festa e kuqezinjve pas golit të Armando Sadikut, ndërsa shkruan: “Urime, shqiponja! Fitorja juaj ishte historike dhe ju e bëtë vendin tuaj krenar mbrëmë! Ne ju urojmë shumë fat në kualifikim!”
(er.nu/BalkanWeb)
