ELBASAN- Pas disa humbjeve Shqipëria feston. Taulant Xhaka i ka dhuruar fitoren Kombëtares shqiptare që ka mundur 1 me 0 Izraelin. Kjo fitore ka gëzuar më së shumti tifozët që e ndoqën live ndeshjen në Elbasan Arena. Mes tyre shumë personazhe VIP, duke nisur nga Presidenti Ilir Meta.

“BalkanWeb” ka siguruar një video pak sekonda pas ndeshjes te zona e Katering VIP në Elbasan Arena ku shfaqen Presidenti i Republikës Ilir Meta, ish-trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi, Presidenti i FSHF-së Armand Duka, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku, presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj etj.

Ata ulen bashkë për një gotë, ku sigurisht nuk mungojnë përshëndetjet e ngrohta dhe fytyrat e qeshura.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb