Trajneri Skerdi Bejzade mori në dorë frenat e skuadrës së Laçit pas javës së parë të kampionatit, duke zëvendësarr të larguarin Stavri Nica. Në debutimin e tij në pankinën e kurbinasve, ekipi u mund 1-0 nga Partizani, në një ndeshje të vendosur vetëm në fund të saj.

Tekniku, më pas, shfrytëzoi në maksimum pushimin për shkak të kombëtareve, duke u njohur më shumë me grupin, edhe pse nuk i kishte të gjithë në dispozicion.

Në takimin e parë në Laç, erdhi fitorja spektakolare 6-1 ndaj Teutës. Ekipi nga Kurbini fitoi me lojë dhe rezultat, duke rikthyer edhe një herë besimin te tifozeria.

Synimi i trajnerit të Laçit, Bejzade mbetet rikthimi kompetitiv i skuadrës dhe pse jo, renditja sa më lart të jetë e mundur në tabelë. Sezoni është i gjatë, grupi është i fortë dhe tashmë mbetet të shihen me interes të madh paraqitjet e radhës.

Kujtojmë që 48-vjeçari Bejzade është një emër i njohur i futbollit shqiptar, pasi më parë ka drejtuar Kamzën, ndërsa ka qenë edhe menaxher i Arminia Hannover dhe Arminia Hannover Youth.

Deri më tani, Laçjanët kanë grumbulluar 4 pikë dhe e shohin veten në vendin e gjashtë.

Në takimin e radhës, Laçi ka një test të vërtetë force, pasi do përballet në shtëpi me Vllazninë e Migen Memelli. Sfida luhet me 19 shtator, prej orës 16.00. JS

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: