Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi nuk fshehu emocionet pas fitores 4-2 në Champions ndaj Manchester Cityt.
“Për pak sa nuk pata një atak në zemër. Unë sinqerisht mendoj se është një nga emocionet më të mëdha që kam ndjerë që kur kam qenë president i PSG-së.
Jam shumë krenar pas kësaj ndeshjeje të bukur. Nuk është për shkak se fituam, por për shkak të mënyrës se si luajtëm. Ishim duke humbur 2-0 dhe e kthyem në 4-2”- tha Al-Khelaifi.
(J.S/BalkanWeb)