Ilir Daja ka shijuar fitoren bindëse të të tijve në Vlorë. Njëlloj hakmarrjeje e shpejtë për disfatën minimale në shtëpi ndaj Flamurtarit, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Një tjetër provë, se Sikënderbeu nuk ka kundërshtarë në Superiore, nëse është i karikuar dhe përqendruar tërësisht. Ja çfarë tha Daja pas fitores 3-0 ndaj kuqezinjve:

“Treguam se nuk kishim as probleme fizike dhe as probleme në mënyrën e interpretimit të lojës. U rikthyem në identitet dhe bëmë mirë nga fillimi e deri në fund të lojës, duke marrë një fitore bindëse. Ta fillosh ndeshjen me gol është diçka shumë pozitive në aspektin psikologjik.

E kaluam ngërçin psikologjik dhe besoj se treguam një formë të shkëlqyer. Na vjen mirë që jemi rikthyer bindshëm. Po e them edhe njëherë që Skënderbeu gjatë këtij kampionati nuk ka nevojë as për penallti dhe as për pozicione jashtë loje.

Mua, James, në rastin e golit të parë më duket në vijë të drejtë dhe besoj se goli ka qenë i rregullt. Gjithsesi, e rëndësishme për ne është që u jemi rikthyer lojrave të mira dhe kemi lënë pas momentin e keq psikologjik.

James dhe Gavazaj kanë bërë shumë mire në këtë ndeshje, por edhe dy mesfushorët Muzaka dhe Dita i kanë ndihmuar shumë. James, në fakt, ka treguar një formë të mirë gjatë gjithë kësaj periudhe, por mua më vjen mirë që Gavazaj është rikthyer ai i dikurshmi, duke treguar një nivel shumë të lartë”./telesport

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: