TIRANE – Danjiel dhe Fotini janë fituesit e edicioni të nëntë të “Big Brother”, i etiketuar si edicioni i dashurisë, ku 13 çifte garuan për çiftin e madh, por ata që fituan zemrat e publikut kanë qenë pikërisht Danjel dhe Fotini.

Ata u njohën, u dashuruan, u martuan brenda shtëpisë së famshme, duke ndarë kështu çdo emocion dashurie që ata ndjenin me publikun.Pikërisht edhe ndjenjat e forta që ata kishin për njëri-tjetrin bënë që të fitonin zemrat jo vetëm të njëri-tjetrit, por edhe të publikut që i votoi jo pak herë si më të preferuarit gjatë rrugëtimit të tyre.
Pas përfundimit të spektaklit ata kanë zgjedhur që të qëndrojnë pranë fansave të tyre përmes rrjeteve sociale, saktësisht një profili në Instagram të cilin e menaxhojnë të dy.
Fotoni ka postuar një foto në rrjetin social, që nga pamjet duket se është një dyqan kozmetik. Sipër fotos shkruhej “E dua punën time të re”. Mos ish-konkurrentja e Big Brother ka nisur një punë të re?!
(BalkanWeb)
