Prishja e “Prestige Resort” për shkak të vijës editoriale të News 24, BalkanWeb dhe Panorama është bërë çështje edhe në qeverinë kanadaze.

Dy deputetet liberale të kryeministrit Justin Trudeau, Julie Dabrusin dhe Yvan Baker mësohet se do ta ngrenë çështjen e lirisë së medias në Shqipërisë në “Global Affairs of Canada”, një institucion në varësi të Ministrisë së Jashtme kanadeze.

Julie Dabrusin është një zë i fortë në mbështetje të komunitetit shqiptar në parlamentin kanadez dhe mban postin e kryetares e grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri- Kanada.

Lidhur me prishjen e ‘Prestige Resort’ ka reaguar dje edhe Diaspora për Shqipërinë e Lirë.

Statusi

Faturat e paligjshmërisë rrezikojnë të bien mbi supet tona!

Diaspora Për Shqipërinë e Lirë ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e javës në Shqipëri, të cilat kulminuan sot me shembjen me tritol të një objekti.

Konstatojmë me shumë shqetësim faktin e mungesës së transparencës nga ana e qeverisë për aktet që do të garantonin ligjshmërinë e veprimeve të saj. Tashmë ka precedentë të provuar ku Shqipëria ka humbur beteja të rëndësishme ligjore në arbitrazhin ndërkombëtar dhe fatura e paligjshmërisë bie mbi supet e qytetarëve.

Kujtojmë gjithashtu se Parlamenti Evropian doli këtë javë me një rezolutë e cila dënon edhe një herë sulmet e vazhdueshme dhe presionet ndaj medias. Gjejmë rastin të përkrahim rezolutën në fjalë dhe dënojmë me vendosmëri çdo akt presioni apo paligjshmërie që rrezikon seriozisht të rëndojë mbi xhepat e varfër të shqiptarëve. Veprime të kësaj natyre, qoftë tërthorazi apo të drejtpërdrejta, largojnë Shqipërinë nga procesi i integrimit dhe rrezikojnë seriozisht negociatat me Bashkimin Evropian.

Bëjmë thirrje për reflektim të thellë nga e gjithë shoqëria mbi gjendjen ku ndodhet vendi!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: