Joao Felix është transferuar nga Atletico Madrid te Chelsea në formë huazimi. Sulmuesi i njohur portugez ka thënë fjalët e tij të parë si lojtar i Bluve të Londrës, teksa nuk ka fshehur dot lumturinë.
“Chelsea është një nga skuadrat më të mëdha në botë, shpresoj se mund ta ndihmoj skuadrën të arrijë qëllimet e veta. Jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu dhe i emocionuar që mund të luaj në një stadium si Stamford Bridge” – Tha ai.
(BalkanWeb)
